Lidhje

Studiuesit po mësojnë se si koronavirusi manipulon sistemin imunitar


Imazhi mikroskopik i SARS-CoV-2
Imazhi mikroskopik i SARS-CoV-2

Që nga viti 2019 kur filloi pandemia e koronavirusit, kemi mësuar më shumë rreth virusit, se kush rrezikohet më shumë, se si duhen trajtuar pacientët e COVID-it dhe se si funksionon virusi. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carol Pearson, studiuesit po mësojnë gjithashtu se si virusi manipulon sistemin imunitar të trupit dhe se si i shmang mekanizmat e tij mbrojtëse.

Studiuesit po mësojnë se si koronavirusi manipulon sistemin imunitar
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:00 0:00

Kur një virus depërton në trupin e njeriut, sistemi imunitar fillon menjëherë ta sulmojë.

Por COVID-19a duket se ka aftësinë t’i shmanget sistemit tonë imunitar.

Michaela Gack drejton qendrën kërkimore në Klinikën Cleveland në Florida.

Ajo e krahason sistemin imunitar me sistemin e alarmit të shtëpisë që arrin ta çaktivizojë grabitësi.

“Në thelb, në këtë rast virusi COVID-19, çaktivizon sistemin e alarmit në shtëpi dhe kështu mund të replikohet lirisht në trupin e njeriut dhe të përhapet", thotë ajo.

Zonja Gack thotë se kjo ndodh pothuajse menjëherë pas infektimit.

"Një tjetër tipar kryesor i këtij virusi është se ai mund t'i shpëtojë reagimit imunitar të njeriut ... Kjo transmetueshmëri e lartë e virusit, e kombinuar me aftësinë që të shmangë reagimin e antitrupave, e bën situatën me të vërtetë alarmante", thotë zonja Gack.

Ajo që e bën virusin edhe më shqetësues është varianti i tij më ngjitës dhe më serioz Delta, i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Delta është bërë varianti dominues në Shtetet e Bashkuara.

Në laborator, ekipi i zonjës Gack po studion teknikën e evazionit të COVID-19ës, për të cilën ajo thotë se duket se është unike. Ajo thotë se teknika ofron të dhëna për të prodhuar ilaçet që do ta luftojnë virusin.

"Ndërhyrja tek kjo enzimë e virusit, vërtet që nga njëra anë do të bllokonte drejtpërdrejt virusin, por gjithashtu do të rikthente ose edhe do të forconte sistemin tonë imunitar, kështu që do të kishte këtë funksion të dyfishtë, i cili besoj se mund të jetë shumë i dobishëm për terapinë”, thotë ajo.

Zonja Gack dhe ekipi i saj po bashkëpunojnë me studiues të tjerë në disa laboratorë. Nëse kanë sukses, ata mund të gjejnë mënyra të reja për të trajtuar pacientët me COVID-19 si dhe të infektuarit me lloje të tjera koronavirusësh. Madje ata mund të zbulojnë trajtime të reja për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të tjera që shkaktohen nga një virus, siç janë disa lloje të kancerit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG