Lidhje

Bie presidenti i Sudanit


Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, dha dorëheqjen dhe tashmë po zhvillohen diskutime për krijimin e një Këshilli Kalimtar që do të drejtojë vendin.

Dhjetëra mijëra sudanezë dolën në rrugë duke kremtuar njoftimin për dorëheqjen dhe duke brohoritur “ai ra, ne fituam”.

Dorëheqja e tij i jep fund sundimit autokratik 30 vjeçar të presidentit 75 vjeçar, Omar al-Bashir, i cili u përball me protesta disa muajshe, gjatë të cilave dhjetëra veta humbën jetën në përleshjet me forcat e sigurisë.

Protestat filluan më 19 dhjetor të vitit të kaluar dhe demonstruesit e akuzuan qeverinë e al-Bashirit, pos tjerash për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve.

Omar Al-Bashir, i cili mori pushtetin pas një grusht shteti në vitin 1989, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 22 shkurt, në një përpjekje për të shtypur protestat.

Omar Al-Bashir kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, në lidhje me mizoritë e kryera në rajonin perëndimorë të Darfurit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG