Lidhje

Sudani premton lirimin e gruas së dënuar


Ministria e Jashtme e Sudanit thotë se gruaja sudaneze e dënuar me varje pasi nuk pranonte të hiqte dorë nga feja e krishterë, do të lirohet brenda disa ditësh, pas reagimit të fortë ndërkombëtar në përgjigje të dënimit të saj për braktisjen e fesë islame.

Zëdhënësi i ministrisë Abdullah al-Azraq njoftoi vendimin dje në Kartum, disa ditë pasi 27-vjeçarja Mariam Yahya Ibrahim lindi fëmijën e dytë në burg, ndërsa priste ekzekutimin. Ajo ka një djalë 20 mujor.

Ajo ka një nënë të krishterë dhe një baba mysliman dhe është rritur si e krishterë, pasi babai braktisi familjen. Ajo thotë se kurrë nuk e ka konsideruar veten myslimane, pavarësisht nga ligji sudanez që i thotë se fëmijët marrin fenë e babait.
XS
SM
MD
LG