Lidhje

Sudani jugor, referendum për pavarësi


Sudani jugor, referendum për pavarësi
Sudani jugor, referendum për pavarësi

Në Sudan, edhe sot vazhduan votimet për të dytën ditë, për referendumin historik për pavarësinë e pjesës jugore të vendit.

Shumë njerëz që dje qëndruan në radhë me orë të tëra për të votuar, bënë sot një përpjekje të dytë për të votuar. Komisioni i Referendumit për Sudanin Jugor thotë se 20 për qind të jugorëve të regjistruar, rreth 750 mijë veta, kanë votuar dje, në ditën e hapjes së votimeve. Votimet do të vazhdojnë gjatë gjithë javës dhe në shumicën e rajoneve ato po zhvillohen në paqe.

Megjithatë, zyrtarët njoftuan për luftime të ashpëra mes fiseve Miseria dhe Ngok Dinka në distriktin e debatueshëm të Abeit. Udhëheqësit fisnorë thonë se të paktën 30 persona janë vrarë në përleshjet e tre ditëve të fundit. Udhëheqësit e të gjitha palëve akuzojnë njëri tjetrin për sulmet.

XS
SM
MD
LG