Ushtria e Sudanit të Jugut thotë se një grup paraushtarak i ashtu-quajtur Ushtria e Bardhë, po i afrohet kryeqytetit të shtetit Jonglei, gjë që shton rrezikun e shkallëzimit të dhunës në vend, vetëm një ditë pasi qeveria njoftoi armpushim. Kryengritësit e opozitës kanë hedhur poshtë thirrjet për t’i dhënë fund konfliktit, duke kërkuar lirimin më parë të të gjithë të burgosurve politikë:
Zëdhënësi i ushtrisë Philip Aguer tha dje në komentet për Zërin e Amerikës se mijëra të rinj të armatosur të grupit etnik Nuer po përparojnë drejt qytetit të Borit. Ata sjellin rrezikun e rigjallërimit të dhunës në betejën për pushtet mes Presidentit Salva Kiir dhe rivalit të tij, ish-nënpresidentit Riek Machar.
"Në Jonglei, Riek Machar ka mobilizuar të ashtu-quajturën Ushtria e Bardhë, të rinjtë e grupit Nuer dhe po i sjell drejt Borit me synimin për të ndërmarrë një sulm të dytë ndaj qytetit”.
Fraksione ushtarake kryengritëse morën nën kontroll qytetin e Borit javën e kaluar, por pas pak ditësh u sprapsën nga forca qeveritare. Zoti Aguer thotë se ushtria është në gjendje të sprapsë sulmet.
Ushtria e Bardhë është një grup civilësh të armatosur nga grupi etnik Nuer që në të kaluarën ka organizuar mijëra luftëtarë për të sulmuar shtetin e Jongleit, duke vënë në shenjestër komunitetin që përbëhet kryesisht nga grupi etnik Murle.
Tensionet etnike janë shkallëzuar që kur filloi kriza dy javë më pare. Në atë kohë shpërthyen luftimet në kryeqytetin Juba, mes përkrahësve të Presidentit Kiir që i përket grupit etnik Dinka dhe zotit Machar të grupit etnik Nuer. Që nga ajo kohë, dhuna është shtrirë në të gjithë vendin.
Të premten, nën presionin e komunitetit ndërkombëtar, qeveria e Sudanit të Jugut njoftoi se ishte gati për armpushim për të lejuar fillimin e bisedimeve të paqes.
Rebecca Nyandeng, aleate e zotit Machar, tha dje në komentet për Zërin e Amerikës se pala e saj nuk do të pranojë armpushimin deri kur qeveria të lirojë 11 udhëheqës politikë të ndaluar nën akuzat se po komplotonin një grusht-shteti.
"Ndalimi i konfliktit do të bëhet kur të lirohen të burgosurit, gjë që do të dërgojë mesazhin se qeveria është e gatshme për paqe dhe ripajtim”.
Qeveria ka thënë se nuk do të pranojë kushte për bisedimet me kampin e Macharit, përfshirë lirimin e të burgosurve politikë. Por qeveria tha të premten se do të lironte disa të burgosur. Zonja Nyandeng thotë se oferta është e pamjaftueshme:
"Ky është realiteti, nuk është parakusht, pasi nëse nuk lirohen këta të burgosur, me kë do të negociojë qeveria?
Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara kanë thënë se mbi 1 mijë vetë janë vrarë gjatë luftimeve. Mbi 63 mijë vetë thuhet se strehohen në bazat e OKB-së në pika të ndryshme të vendit.