Lidhje

Marrëveshje armpushimi në Sudanin e Jugut


Presidenti i Sudanit të Jugut Salva Kiir dhe udhëheqësi i kryengritësve Riek Machar kanë nënshkruar një marrëveshje për armpushim, pas një presioni të fortë ndërkombëtar për të ndalur luftimet etnike që kanë mbërthyer vendin prej disa muajsh.

Presidenti Salva Kiir dhe udhëheqësi i luftëtarëve opozitarë Riek Machar u takuan dje për herë të parë që kur shpërtheu dhuna pesë muaj më parë. Ata shtrënguan duart dhe u lutën së bashku në Adis Abeba të Etiopisë.

Zoti Kiir dhe zoti Machar nënshkruan një marrëveshje për të ndalur luftimet dhe për të hapur korridoret për ndihmat humanitare. Ata ranë gjithashtu dakord se një qeveri tranzicioni ofron shansin më të mirë që vendi të ecë përpara. Nuk janë bërë të ditura hollësi lidhur me forcat politike që do të formojnë qeverinë e përkohëshme.
XS
SM
MD
LG