Lidhje

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit


Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë

Lagjet periferike të Stokholmit u përfshinë për të pestën natë me radhë nga përleshjet. Këto janë trazirat më të të mëdha në vend prej disa vjetësh.

Që nga e diela, qindra të rinj të lagjeve periferike u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë.

Protestuesit po bëjnë thirrje për hetime lidhur me vrasjen me armë zjarri nga policia të një banori 69-vjeçar javën e kaluar.

Që nga ajo ditë, më tepër se 100 makinave u është vënë zjarri dhe dhuna vazhdon të përhapet.
XS
SM
MD
LG