Lidhje

Suedi, një minutë heshtje për viktimat


Suedia mbajti sot një minutë heshtje për viktimat e sulmit terrorist me kamion të ditës së premtes, ku humbën jetën katër vetë dhe u plagosën 15.

Një 39-vjeçar nga Uzbekistani, i dyshuar si mbështetës i ekstremizmit, është nën arrest për ngjarjen. Ai dyshohet se përdori kamionin e vjedhur për të goditur njerëzit në supermarketin Ahlens të Stokolmit.

Dje, dhjetëra mijë suedezë vërshuan në rrugët e kryeqytetit, në një manifestim, të cilin e quajtën “Festë e dashurisë”. "Ne nuk përgjigjemi me frikë , por me dashuri”, shkruhej në pankartat e tyre.

Personi i dyshuar për sulmin u arrestua disa orë pas ngjarjes. Ai ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës që nga viti i kaluar, kur autoritetet kishin në plan ta deportonin, pasi kërkesa e tij për azil ishte refuzuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG