Lidhje

Sulm mbi ambasadën irakiane në Kabul


Zyrtarët afgan thanë se katër sulmues vetëvrasës të armatosur rëndë, sulmuan ambasadën e Irakut në Kabul, por nuk dhanë më shumë hollësi.

Grupi militant, Shteti Islamik, përmes agjencisë së tij Amaq, mori përgjegjësinë për sulmin.

Ministria e Brendshme afgane tha se përleshjet kanë vazhduar, por forcat e sigurisë kanë arritur të shpëtojnë personelin diplomatik. Nuk kishte njoftime të menjëhershme nëse ka pasur viktima.

Ministria tha se njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë në hyrjen kryesore duke u hapur rrugën të tjerëve që të hyjnë brenda ambasadës.

Sulmet e militantëve kanë marrë jetën e një numri të madh të civilëve në Kabul gjatë këtij viti.

Misioni i ndihmës i OKB-së në Afganistan ka dokumentuar vdekjen e mbi 1 mijë e 600 civilëve që nga një janari deri më 30 qershor, ndërsa vetëm në Kabul kanë humbur jetën 20 për qind e tyre.

Kryengritësit talibanë dhe militantët besnikë të IS-it, kanë marrë përsipër përgjegjësinë për dhunën në Afganistan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG