Lidhje

Sulm i Talibanit në aerodromin e Natos në Afganistan


Zyrtarët e Natos thanë se forcat ndërkombëtare dhe ato afgane zbrapsën një sulm të kryengritësve në një aerodrom në Afganistanin lindor.

Militantët talebanë hynë në aerodrom në qytetin e Xhalalabadit sot në mëngjes, aktivizuan një makinë bombë dhe qëlluan me granada.

Në një deklaratë të Natos thuhet se trupat arritën t'i ndalonin kryegritësit të hynin në bazë.

Zyrtarët thanë se disa kryengritës u vranë në sulm por nuk pati viktima nga radhët civile dhe ato të Natos.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin.

Në njoftime të tjera, Misioni i Asistencës së OKB-së në Afganistan tha se një nga anëtarët e stafit të tij u vra në një sulm të martën.

XS
SM
MD
LG