Lidhje

Sulm kundër një patrulle të Natos në Afganistan


Një vetvrasës me bombë ka vrarë të paktën 21 njerëz, përfshirë tre ushtarë të koalicionit, në një sulm kundër një patrulle të përbashkët të NATO-s dhe trupave afgane në lindje të Afganistanit.

Shefi i policisë provinciale, gjenerali Sardar Zaza, i tha Zërit të Amerikës se sulmuesi goditi një postobllok ku forcat afgane po zhvillonin një kërkim përmes të dhënave biometrike të banorëve të qytetit Khost. Sulmi ndodhi pranë një tregu të dendur.

Ambasada amerikane në Kabul tha se tre pjestarë të NATO-s dhe një përkthyes afgan ishin mes të vrarëve nga shpërthimi.

Thuhet se ushtarët e koalicionit ishin amerikanë. Sipas zyrtarëve afganë, mes të vrarëve kishte edhe policë afganë. Më shumë se 32 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë u plagosën nga shpërthimi.
XS
SM
MD
LG