Lidhje

Të paktën 8 të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Irak

Të paktën 8 vetë u vranë dhe 11 u plagosën nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë pranë një stacioni policie në Bagdat. Sulmi ndodhi në distriktin verilindor al-Rashidya, të banuar kryesisht nga popullsia shi’ite.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, por sulmi i ngjante atyre të mëparshëm të kryer nga grupi Shteti Islamik në Irak. Dje në një sulm të ngjashëm, 12 vetë u vranë kur një person hodhi veten në erë në një treg të qytetit.

Kohët e fundit Shteti Islamik i ka shpeshtuar sulmet vetë-vrasëse në Irak. Sekretari amerikan i mbrojtjes Ash Carter i cili ishte në Irak para dy ditësh, premtoi të dërgojë rreth 500 forca të tjera amerikane për të ndihmuar në luftën kundër grupit terrorist.

This item is part of
XS
SM
MD
LG