Grupet e të drejtave të njeriut në Siri thanë se trupat qeveritare kanë vrarë të paktën 55 persona në sulme në dy qytete ku civilët kanë protestuar regjimin autokratik të presidentit Bashar al-Assad.
Grupet e të drejtave të njeriut thanë se të paktën 42 persona u vranë sot pasi forcat siriane të mbështetura nga makina të blinduara ndërmorrën sot një sulm para agimit në qytetin Deir el Zur. Ata thanë se sulmi ushtarak në qytetin Houleh vranë të paktën 13 persona.
Presidenti sirian Bashar al-Assad i doli në mbrojtje sulmeve duke thënë se është detyrë kombëtare të ndalët ata që i quajti njerëz të paligjshëm që bllokojnë rrugët dhe terrorizojnë njerëzit. Duke folur në bisedime me ministrin e jashtëm të Libanit që po viziton Sirinë, zoti Assad tha gjithashtu se vendi i tij është në rrugën e reformave.