Lidhje

“Super njohësit” si oficerë të policisë së Londrës


Të gjithë rekrutët e rinj në forcën e madhe policore të Britanisë së Madhe do të testohen nga psikologët për të zbuluar nëse janë “super njohës”, të cilët mund të diktojnë kriminelët më mirë se sa oficerët e tjerë të policisë. Policia Metropolitane e Londrës ka bërë testime gjatë trazirave të vitit 2011 dhe tani ka në plan të zgjerojë skemën e “super njohësve” në gjithë vendin dhe ndoshta në gjithë botën.

Këto janë trazirat e gushtit të vitit 2011 në rrugët e Londrës. Që nga ato ditë djegijesh, shkatërimesh, vjedhjesh dhe dhune deri sot janë arrestuar dhe gjykuar 5 mijë vetë dhe një mijë prej tyre janë burgosur.

Pikërisht gjatë trazirave të 2011, Policia Metropolitane filloi të caktonte policët “super njohës” nëpër rrugë, për të zbuluar kriminelët me të cilët ishin marrë më parë ose ata që kishin lidhje me krimet e regjistruara nga kamerat.

Studjuesit në Universitetin Greenwich testuan 100 qytatarë dhe 20 policë për aftësitë e tyre njohëse, duke përdorur nga fotografitë e vjetra e të dëmtuara të njerëzve të njohur deri tek imazhet e njerëzve krejtësisht të panjohur

Vetëm tetë prej atyre që u testuan hynë në grupin e “super njohësve”, shtatë prej tyre policë. Dislokimi i “super njohësve” ka qënë ide e kryetarit të grupit të kriminalistikës të Policisë Metropolitane të Londrës, Mick Neville.

Në fillim të karierës së vet në vitet 90të, ai ishte një nga “super njohësit” e parë të Policisë Metropolitane, megjithëse në atë kohë ai nuk e dintë këtë. Por ai e dinte se policia kishte forma njohëse si shenjat e gishtrinjve apo ADN-ja, por jo praktikë me analizimin e videove të shumta të kohës.

Me ngritjen në detyrë, Neville e bindi Scotland Yard-in të krijonte njësi të specializuara për të përcaktuar shelësit e ligjit nëpërmjet videove.
Shpejt u bë e qartë se nga 30 mijë policët, vetëm 30 deri në 50 prej tyre ishin në gjendje të identifikonin kriminelët në video dhe të ndihmonin në arrestimin e tyre. Për mijëra krimet e kryera gjatë trazirave të vitit 2011, u gjetën më shumë “super njohës”.

"Nëse kemi të bjmë me një krim serioz apo vrasje, ne ua tregojmë atë sëpari atyre oficerëve që mund ta përcaktojnë më shpejt dhe më saktë se sa t’ua tregojmë atë të gjithëve, duke rezikuar që të kemi identifikime të ndryshme. Ata që kalojnë provën me 50 pikë e më shumë hynë në grupin e ‘super njohësve’, megjatë ne e kemi të qartë se çfarë ata paraqesin do të testohet në gjyq”.

Në trazira si ajo e Londrës, imazhet e kapura nga kamerat analizohen nga “super njohësit” që vëzhgojnë turmën dhe bëjnë lidhjen e emrave me fytyrat.

Një prej këtyre oficerëve të policisë është Paul Hyland, i cili është testuar nga Dr. Josh Davis i Universitetit Greenwich të Londrës Josh Davis po përgatit tani një test që mund të përdoret për të gjetur “super njohësit” që në fillim të studimeve në kolegjin e policisë. Sipas Davis vetëm një apo dy përqind e popullatës janë “super njohës”, por pak dihet për aftësinë e tyre.Paul Hyland ishte një nga oficerët e policisë në vijën e parë gjatë trazirave të vitit 2011.

"Shumica janë njerëz që i sheh çdo ditë. Njeriu vë re njerëz të ndryshëm që nuk i njeh. Nëse e njeh dikë, do të thotë se ke arsye për ta mbajtur mend. Ose ke patur të bësh me të në të kaluarën ose është një prej atyre që e ke arrestuar dikur”.

Psikologu Davis vë në dukje se Hyland ka aftësi vizuale mësimi dhe vetë Hyland thotë se ai e ka patur të vështirë studimin teorik. Davis i ka testuar oficerët duke u treguar atyre fragmente fytyrash në vende të ndryshme. Provat e tij nuk kanë patur si qëllim gjetjen e “super njohësve” në radhët e policisë, por përcaktimin e vendeve të punës ku “super njohësit” janë më të përshtatshëm për t’u vendosur.
XS
SM
MD
LG