Lidhje

"Surf" dhe "Halloween"


Me afrimin e Hallouinit, kostumet janë kudo. Një pamje e pazakontë është ajo e sërfistave që kishin veshur kostumet më spektakolare, ndërsa rrëshqisnin mbi dallgët e Santa Monikës në konkursin e kostumeve të Hallounit.

Është një konkurs që një dyqan artikujsh sërfi e organizon prej vitesh. Aktiviteti shërben njëkohësisht edhe për të mbledhur para për Kancerin e Gjirit.

Pjesëmarrësit kishin kostume si ato të Kapitenit Amerika, Statuja e Lirisë etj. Ata u vlerësuan për kostumet, si dhe për interpretimin në rolin e personazheve që kishin zgjedhur ndërsa bënin sërf mbi valë.

XS
SM
MD
LG