Lidhje

OKB, gati për dërgimin e ndihmave humanitare në Alepo


I dërguari i posaçëm për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se Kombet e Bashkuara kanë hartuar një plan emergjence për qytetin e Alepos, pas thirrjes së tij javën e kaluar për një armëpushim prej të paktën 48-orësh, me qëllim që të bëhet e mundur hyrja e ndihmave të OKB-së.

De Mistura tha të shtunën se kjo ishte një “nismë pilot”, e cila synon të fillojë faza për pezullimin e luftimeve një herë në javë, në mënyrë që të dërgohet ndihma humanitare.

Rusia ka konfirmuar se do të bashkëpunojë me planin e OKB-së për ndihmat humanitare dhe ka angazhuar në këtë çështje edhe qeverinë siriane, thuhet në një deklaratë.

Shtetet e Bashkuara dhe anëtarë të tjerë të Forcës për Ndihmat Humanitare po i vazhdonë përpjekjet për zbatimin e planit të OKB-së për dërgimin e ndihmave humanitare.

XS
SM
MD
LG