Lidhje

Damasku do të marrë pjesë në konferencën e janarit


Qeveria siriane thotë se do të marrë pjesë në bisedimet e paqes që OKB-ja ka caktuar të mbahen në Gjenevë në janar.

Ministria e Jashtme tha sot se Siria do të çojë një delegacion në takim, por theksoi se qeveria e Presidentit Bashar al Assad nuk do ta dorëzojë pushtetin.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon njoftoi para dy ditësh mbajtjen e konferencës, që pritej për një kohë të gjatë. Synimi i saj është formimi i një qeverie tranzicioni me mirëkuptimin e përbashkët, e cila do ta udhëhiqte Sirinë drejt daljes nga konflikti, i cili ka shkaktuar 100 mijë të vrarë dhe ka zhvendour miliona të tjerë që nga marsi i vitit 2011.

Nuk është e qartë pjesëmarrja e grupeve të tjera në konferencë.

Grupimi kryesor i opozitës në mërgim, Koalicioni Kombëtar Sirian, tha se nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me pjesëmarrjen në bisedime, por këmbënguli se zoti Assad nuk duhet të ketë rol në të ardhmen politike të vendit.
XS
SM
MD
LG