Lidhje

Tri nisma për t’i dhënë fund luftës në Siri


Bashkimi Evropian, një grup diplomatësh të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca, si dhe koalicioni kryesor i opozitës siriane janë duke bërë përpjekje të veçanta për tri nisma që synojnë t'i japin fund luftimeve mëse dyvjeçare në Siri.

Ministrat e jashtëm të BE-së u mblodhën sot në Bruksel për të vendosur mbi të ardhmen e embargos së tyre të armëve ndaj Sirisë, e cila skadon të premten. Britania dhe Franca po përpiqen për një amendament që do të lejonte dërgimin e armëve për opozitën siriane.

Kjo çështje e ka ndarë Bashkimin Evropian. Austria e kundërshton me forcë armatosjen e kryengritësve. Por Ministri i Jashtëm britanik William Hague thotë se kryengritësit sirianë kanë nevojë për armë.

Sonte në Paris, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry pritet të takohet me homologun e tij rus Sergei Lavrov dhe atë francez Laurent Fabius, bisedime që synojnë mbajtjen e një konference të propozuar paqeje për Sirinë.
XS
SM
MD
LG