Lidhje

Kerry: SHBA shpresojnë tek zgjidhja paqësore në Siri


Ministria e jashtme ruse tha se vendimet e njoftuara në takimin e Romës do të inkurajonin direkt ekstremistët për të kërkuar pushtet në Siri

Rusia tha se vendimi i marrë këtë javë në takimin Miqtë e Sirisë, gjatë së cilit Shtetet e Bashkuara premtuan një ndihmë të re për opozitën siriane, nuk do të ndihmojë në ndalimin e krizës gati dy vjeçare.

Në një deklaratë sot, ministria e jashtme ruse tha se vendimet e njoftuara në takimin e Romës do të inkurajonin direkt ekstremistët për të kërkuar pushtet në Siri.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shtoi sot kritikat ndaj atyre që i quajti mizori të regjimit sirian por tha se Shtetet e Bashkuara ende shpresojnë në një zgjidhje paqësore të krizës.

Ndërkohë, grupet opozitare njoftojnë për një vale të re dhune në mbarë Sirinë. Grupi Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut me bazë në Britani i tha Zërit të Amerikës se pranë një ferme në rrethinat e kryeqytetit Damask janë gjetur trupat e 10 burrave të vrarë. Identiteti i tyre nuk është gjetur ende.
XS
SM
MD
LG