Lidhje

Siri: vriten dy pjesëtarë të koalicionit në një shpërthim


Dy anëtarë të koalicionit nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara në Siri, një amerikan dhe një tjetër britanik, janë vranë të enjten në mbrëmje, sipas një njoftimi të zyrtarëve amerikanë. Pesë persona të tjerë thuhet janë plagosur.

Dy zyrtarë amerikanë folën në kushte anonimiteti me agjencinë Reuters. Ata thanë se sulmi ndodhi prnaë qytetit Manbij, në Sirinë veriore.

Në një deklaratë të mëparshme të ushtrisë amerikane nuk jepeshin hollësi për vendin ku ndodhi sulmi dhe as emri dhe kombësia e viktimave, atje thuhej vetëm se ata ishin anëtarë të koalicionit.

Sulmi pranë Manbij-it, që ka qenë qendër e Shtetit Islamik, ku janë vendosur forcat amerikane, ndodhi një ditë pasi Presidenti Donald Trump tha se ai do t’i tërhiqte forcat amerikane në të ardhmen e afërt.

"Ne do largohemi shumë shpejt nga Siria. Le të merren të tjerët tani me të. Shumë shpejt ne kemi për t’u larguar prej andej,” - tha zoti Trump në një fjalim që mbajti në shtetin e Ohajos, por pa dhënë shumë hollësi.

Por zyrtari amerikan i mbrojtes tha se misioni amerikan në Siri mbetet i pandryshuar, duke shtuar se trupat amerilkane ndodhen atje për të mundur ISIS-in.

Shtetet e Bashkuara kanë një personel ushtarak prej më tepër se 2 mijë vetësh në Siri, 60 prej të cilëve janë vrarë që nga fillimi i fushatës për shkatërrimin e ISIS-it, në vitin 2014.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG