Lidhje

Vazhdojnë përleshjet në Siri


.
.
Aktivistët thonë se luftëtarët rebelë siriane kanë sulmuar disa baza të sigurisë në Aleppo ndërsa përleshjet vazhduan në zona të tjera të vendit.

Video amatore të publikuara sot synojnë të tregojnë bombardimet dhe përleshjet në Aleppo, si dhe në qytetet e Homsit dhe Zabadanit.

Grupi Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut tha sot se një nga sulmet në Aleppo shkaktoi vrasjen dhe plagosjen e një numër trupash qeveritare.

Forcat rebele morrën nën kontroll disa pjesë të qytetit muajin e kaluar, duke shkaktuar luftime të ashpra.
XS
SM
MD
LG