Lidhje

Dhjetëra të vrarë në kufirin turko - sirian


Grupi Shteti Islamik mori përsipër përgjegjësinë për një shpërthim që la pas vetes të paktën 20 të vrarë, pjesa më e madhe e të cilëve kryengritës të mbështetur nga Turqia në kufirin veriperëndimor të Sirisë me Turqinë.

Sulmuesi vetëvrasës me makinë goditi një autokolonë të kryengritësve afër vendkalimit kufitar në fshatin Atmeh.

Observatori Sirian për të drejtat e njeriut me seli në Britani të Madhe, tha se janë vrarë 21 veta.

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë nëpërmjet një deklarate në internet.

Sipas një zyrtari nga radhët e kryengritësve, në mesin e të vrarëve ishte një gjykatës dhe nje personalitet tjetër i lartë i drejtësisë nga qyteti i Aleppos.

Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shumica të vrarëve ishin pjesëtarë të grupit Failiq al-Sham, i cili po lufton krahas trupave turke kundër grupit Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG