Lidhje

500 të vrarë në luftime në Siri


Aktivistët sirianë thonë se afro 500 vetë, përfshirë 85 civilë janë vrarë në luftimet mes kryengritësve sirianë dhe organizatës radikale Shteti Islamist i Irakut dhe Levantit, ose ISIL.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha sot se 482 vetë janë vrarë në shtatë ditë gjatë përleshjeve intensive në provincat e Aleppos, Idlibit dhe Raqqahut. Po ashtu organizata thotë se nga 85 civilët, 21 u ekzekutuan nga luftëtarët e ISIL-it dhe pjesa tjetër u vra si pasojë e shkëmbimit të zjarrit.

Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve, SANA tha sot se ushtria kishte vrarë 37 kryengritës, të cilëve ajo i referohet si terroristë.
XS
SM
MD
LG