Lidhje

HRW: Në Siri ka patur ekzekutime masive


Organizata e njohur për të drejtat e njeriut Human Rights Watch thotë se forca të lidhura me qeverinë siriane kanë ekzekutuar të paktën 248 vetë, përfshi gra dhe fëmijë, pas përleshjeve me luftëtarët e opozitës në dy qytete në fillim të këtij viti.

Sipas Human Rights Watch vrasjet në qytetet al-Bayda dhe Baniyas janë rastet më të rënda të ekzekutimeve në masë pa gjyq, gjatë luftës civile prej më shumë se dy vjetësh në Siri.

Raporti i grupit thotë se ekzekutimet pasuan përleshjet mes qeverisë dhe forcave rebele më 2 dhe 3 maj. Sipas raportit, pasi luftëtarët e opozitës u tërhoqën, forcat qeveritare hynë në shtëpi, rrethuan burrat në çdo lagje dhe i ekzekutuan.

Human Rights Watch ka dokumentuar të paktën rastet e 23 grave dhe 14 fëmijëve, përfshi foshnje, që thotë se janë vrarë nga forcat qeveritare në qytetin al-Bayda. Grupi thotë se në të dyja qytetet, forcat qeveritare ose pro-qeveritare ekzekutuan familje të tëra.
XS
SM
MD
LG