Negociatori i qeverisë siriane, Bashar al-Ja'afari u tha gazetarëve se beson se sulmi vdekjeprurës i djeshëm në Homs, kishte si synim të dëmtonte bisedimet e paqes që po mbahen aktualisht në Gjenevë.
Ai u tha gazetarëve se ”shpërthimet terroriste që goditën qytetin e Homsit janë një mesazh nga përkrahësit e terrorizmit dhe ne i themi gjithkujt se e kemi marrë mesazhin dhe se ky krim nuk do të kalojë pa u vënë re”.
Ja’afari u takua dje me të dërguarin e OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura në Gjenevë. Zoti De Mistura u tha gazetarëve para takimit se ai shpreson që sulmet të mos ndikojnë tek procesi i paqes.
Opozita premtoi se do të vazhdonte me bisedimet por akuzoi qeverinë se po përpiqej t’I sabotonte ato.
Dy sulme vetëvrasëse shkaktuan vdekjen e dhjetra vetëve dje në Homs.