Lidhje

Tërhiqet kryenegociatori i opozitës siriane


Kryenegociatori i opozitës siriane në bisedimet për vendin e tij thotë se po tërhiqet nga ky pozicion, për shkak të dështimit të përpjekjeve të paqes për të gjetur një zgjidhje politike për luftën civile në Siri.

Mohammed Alloush, në një deklaratë, e lidhi vendimin e tij me dhunën e vazhdueshme ushtarake të forcave qeveritare që po përpiqen të ruajnë pushtetin e presidentit Bashar al-Assad, me ndihmën e forces ajrore ruse.

Duke shkruar në Twitter, Alloush – një nga anëtarët kryesorë të grupit të fuqishëm kryengritës Jaish al-Islam – përmendi si arsye “kokëfortësinë e regjimit të Assadit dhe bombardimin dhe agresionin e vazhdueshëm nga ana e tij ndaj popullit sirian”.

Kombet e Bashkuara, që janë organizatorët e bisedimeve nuk kanë komentuar ende për vendimin e Alloushit.

XS
SM
MD
LG