Lidhje

SHBA: Seancë për refugjatët sirianë


Kongresi amerikan do të hedhë sot në votë një projekt-ligj që kërkon masa më të forta kontrolli për refugjatët që kanë paraqitur kërkesë për t’u sistemuar në Shtetet e Bashkuara. Votimi vjen pas rezistencës që paraqitën disa guvernatorë ndaj idesë për të sistemuar refugjatë sirianë në shtetet e tyre.

Ndërkaq, Presidenti Barak Obama është shprehur se përpjekjet për të mposhtuar Shtetin Islamik nuk do të kenë sukses deri kur të arrihet një zgjidhje politike në Siri. Ai shtoi se beson se kjo zgjidhje duhet të përfshijë largimin e Bashar al-Asadit nga pushteti.

Zoti Obama i bëri komentet sot në Filipike, ku ndodhet për të marrë pjesë në punimet e një konference të Azi-Paqësorit.

Ndërkaq, Presidenti sirian Bashar al-Assad tha në një intervistë për televizionin shtetëror në Siri se nuk mund të fillojë një proces politik për ndaljen e luftës civile, ndërkohë që “terroristët” kontrollojnë disa territore në Siri. Udhëheqësi sirian përdor termin “terrorist” për t’iu referuar si luftëtarëve të ISIS, ashtu edhe opozitës që gëzon mbështetjen e Perëndimit.

XS
SM
MD
LG