Grupe ndërkombëtare të ndihmave thonë se në periferinë e Damaskut, në Siri, shumë familje janë duke vuajtur urie.
Organizatat humanitare thonë se kushtet e jetesës kanë arritur në nivele krize, ngaqë qeveria siriane vazhdon të bllokojë kamionet me ndihma, tepër të nevojshme për popullsinë.
"Njerëzit janë duke ngrënë mbeturina”, tha një zyrtar i Programit Botëror të Ushqimit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se niveli e kequshqyerjes tek fëmijët është 12 për qind, një shifër alarmante. Në muajin maj ishte vetëm 2 për qind.
Shportat e ndihmave që Kombet e Bashkuara kanë çuar në rajon me porcione të llogaritura për një familje, janë duke u ndarë mes 4-5 familjeve.
Facebook Forum