Delegatët e qeverisë siriane dhe të opozitës në Gjenevë thanë se bisedimet e paqes kanë hyrë në një rrugë pa krye, pa shënuar përparim në dhënien fund të luftës civile tre vjeçare.
Negociatori i Kombeve të Bashkuara Lakhdar Brahimi u takua sot veçmas sot me delegacionin e qeverisë siriane dhe atë të opozitës.
Zëdhënësi i opozitës siriane Loay Safi tha sot se negociatat pesë ditore kanë arritur “në një rrugë pa krye” për shkak të “trimërisë” të delegacionit qeveritar. Zëvendës ministri i jashtëm sirian Dayssal Mikdad tha se opozita erdhi në bisedime me një “plan pune jorealist”.
Të dy palët mbajtën të hapur mundësinë për negociata të mëtejshme.
Shtetet e Bashkuara që mbështesin rebelët dhe Rusia që mbështet qeverinë siriane, e kanë kritikuar ngërçin e krijuar.
Gjatë vizitës në Pekin, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se bisedimet e Gjenevës nuk po prodhojnë atë lloj diskutimi për një qeveri tranzicioni që është e nevojshme.
Ai tha se presidenti Barack Obama i ka kërkuar administrates së tij të mendojë për opsione të ndryshme për Sirinë që mund të kenë ekzistuar ose jo.