Lidhje

OKB: Shkelësit e të drejtave të njeriut në Siri, të pandëshkuar


Hetuesit e Kombeve të Bashkuara thonë se në Siri po vazhdojnë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të dyja palët, si forcat qeveritare edhe ato të opozitës po kryejnë masakra, të pa-frikësuar se mund të mbahen përgjegjës për to.

Në një raport të ri, të botuar sot nga Komisioni hetues i OKB-së për Sirinë, flitet për bombardime të rënda, tortura në masë, ekzekutime dhe përdhunime. Në raport thuhet se shumica e vdekjeve mes civilëve janë shkaktuar nga bombardimet dhe kjo është arsyeja kryesore që njerëzit largohen nga shtëpitë e tyre dhe vendosen në zona të tjera të Sirisë, ose në vendet fqinjë.

Agjencia e refugjatëve e OKB-së njoftoi javën e kaluar se që nga fillimi i luftës në vitin 2011, 2 milionë vetë janë larguar nga Siria dhe 4, 25 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit. Sipas raportit të OKB-së, të dyja palët në konflikt përdorin gjerësisht torturat.
XS
SM
MD
LG