Ministri i jashtëm sirian ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për politikë të dyanëshme ndaj militantëve anti-qeveritarë në vendin e tij duke luftuar disa dhe duke përkrahur disa të tjerë.
Në një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme, Walid al-Moualem tha se qeveria e tij qëndron e bashkuar me përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar grupit Shteti Islamik..
Por duke iu referuar grupeve anti-qeveritare që shihen si të moderuara nga Uashingtoni, ai tha se mbështetja e tyre krijon atë që e quajti “tokë pjellore” për vazhdimin e rritjes së ektremizmit në rajon.
Tani në vitin e katërt të luftës civile, Siria është një nga dy frontet ku koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po bombardon militantët ekstremistë në një përpjekje për zbrapsjen e tyre.
Luftëtarët lokalë kurdë në veri të Sirisë vazhduan përleshjen me forcat e Shtetit Islamik sot, në mbrojtje të qytetit Kobane pranë kufirit me Turqinë.
Luftimet kanë krijuar një eksod për kurdët e Sirisë në Turqi, e cila ka forcuar aty praninë ushtarake.