Lidhje

Lavrov: Siria mund të lejojë ndihmat në rrethinat e Damaskut


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se qeveria siriane mund të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare në disa periferi rrethuara të Damaskut.

Zoti Lavrov dje tha se qeveria siriane shpreson të arrijë një marrëveshje me opozitën për të mundësuar dërgimin e ndihmave për civilët në Gutën Lindore, Yarmouk dhe në lagjen Baza'a të Alepos.

Disa pjesë të Sirisë kanë qenë pa ndihma nga jashtë për një vit.

Ministri Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u takuan në Paris dje për të planifikuar bisedimet siriane të paqes që do të zhvillohen në Gjenevë më 22 janar.
Sekretari Kerry tha se ai dhe zoti Lavrov diskutuan disa fusha të cilat a do të mund të përgatisin terrenin për suksesin e bisedimeve në Gjenevë, përfshirë arritjen e një armëpushimi në Alepo dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Por ata nuk kanë vendosur ende në se do të ftojnë Iranin në bisedime.

Ndërmjetësi ndërkombëtar Lakhdar Brahimi tha se Irani është një vend shumë i rëndësishëm në rajon dhe duhet të marrë pjesë në bisedimet mbi Sirinë.

Edhe Rusia dëshiron praninë e Iranit në bisedime. Por Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Irani duhet të mbështesi një qeveri kalimtare në Siri, pjesë e së cilës mund të mos jetë presidenti Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG