Lidhje

Dhjetra civilë të vrarë në Kobani


Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë vrarë të paktën 146 civilë gjatë një ofensive ndaj qytetit të Kobanit që është nën kontrollin e kurdëve, sipas organizatës Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Luftimet filluan dje herët në mëngjes kur luftëtarët e Shtetit Islamik të maskuar si ushtarë kurdë aktivizuan një makinë bombë pranë pikë-kalimit kufitar me Turqinë.

Sipas Vëzhguesit Sirian me qendër në Londër sot në mëngjes luftimet vazhdonin.

XS
SM
MD
LG