Lidhje

Tajfuni Neoguri godet Okinavën


Një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur Japoninë në dekada është përplasur në ishujt jugorë të Okinavës, duke i detyruar banorët të gjejnë strehë nga erërat e fuqishme, shirat e rrëmbyer dhe dallgët masive.

Tajfuni Neoguri e uli intensitetin sot paradite por agjencia meteorologjike japoneze tha se stuhia ende shoqërohet me erëra që kapin shpejtësinë 250 kilometra në orë.

Zyrtarët thane se një person figuron i humbur ndërsa 10 të tjerë janë plagosur në Okinavë, ku autoritetet kanë këshilluar dhjetra mijëra vetë të largohen.

Nga baza ajrore amerikane Kadena në ishullin kryesor të Okinavës u hoqën disa avionë dhe zyrtarët po paralajmërojnë njerëzit të mos dalin jashtë, pasi stuhia mund të jetë vdekjeprurëse.

XS
SM
MD
LG