Lidhje

Tajlandë: Mijëra njerëz dynden jashtë Bangokut


Tajlandë: Mijëra njerëz dynden jashtë Bangokut
Tajlandë: Mijëra njerëz dynden jashtë Bangokut

Dhjetra mijëra njerëz po largohen nga Bangoku për të shpëtuar nga vërshimi i ujrave të përmbytjes që po mbulon dalngadalë qytetin.

Banorët e Bangkokut janë dyndur drejt aeroporteve si dhe stacioneve të trenit dhe të autobuzëve, ndërsa të tjerë po përpiqen të largohen nga qyteti me makina, duke shfrytëzuar rastin që qeveria u ka dhënë pesë ditë pushim. Shumë banorë janë drejtuar në jug të vendit, në zonat me kuota më të larta.

Lumi Chao Phraya ka dalë nga shtrati dhe nga përbytur rrugët përreth Pallatit të Madh, emblemës ikonike të qytetit dhe zyrtarët kanë shprehur shqetësimin se niveli i ujit mund të ngrihet edhe më tej gjatë ditëve të ardhëshme.

Zyrtarët kanë filluar gjithashtu të përllogarisin dëmet ekonomike si pasojë e përmbytjeve.

Banka e Tajlandës uli parashikimet dje për rritjen ekonomike të vendin, pothuajse 50%, nga 4.1% që ishte parashikuar më parë, në vetëm 2.6%. Banka qendrore tha se përmbytja po prek si sektorin e bujqësisë ashtu edhe atë të industrisë.

XS
SM
MD
LG