Lidhje

Identiteti i Tajvanit


Kina po i afrohet ekonomikisht Tajvanit, por kjo nuk do të thotë se banorët e ishullit janë entuziastë për politikat që ndjek Pekini. Taivanezët janë krenar për identitetin e tyre të veçantë kulturor nga Kina, pavarësisht rrënjëve të përbashkëta etnike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ralph Jennings njofton për fushatën që ka ndërmarr Tajvani për të promovuar dallimet e tij nga Kina.

Një panair kulturor këtë muaj në Hong Kong do të promovojë libraritë dhe krijuesit e pavarur të filmave të Tajvanit. Kjo nuk është një ngjarje që reklamohet për turizëm. Lee Ying-ping – drejtoresha e Qendrës Kulturore dhe Informacionit Hua Kwang në zyrën e qeverisë tajvaneze në Hong Kong, thotë se Tajvani ka nevojë për 40 ekspozitat kulturore të panairit për të lënë një përshtypje të qëndrueshme në territorin e kontrolluar tashmë nga Pekini. Ajo e quan kulturën e Tajvanit, një burim të forcës së butë.

Ajo thotë se forca e butë e Tajvanit, e akumuluar në dekadat e fundit, i ka tejkaluar politikat dhe ekonominë e tij dhe është një avantazh me vlerë për tu përdorur dhe një gjuhë për dialog. Ajo thotë se shumë njerëz në Hong Kong e shohin këtë aspekt të Tajvanit si një ndër më interesantët.

Përpjekja e Hong Kongut, një ish koloni britanike, është pjesë e një plani katër vjeçar të përdorimit të forcës së butë të qeverisë së Tajvanit. Duke e ditur se Kina është më e madhe ushtarakisht dhe ekonomikisht, Tajvani është duke kërkuar më shumë ndikim global duke treguar karakteristika të tilla si filma të pavarur dhe libra - gjëra që Kina nuk mund t’i pretendojë.

Analistët e quajnë këtë shtytje, pjesë të një lëvizje më të gjerë për t’i provuar botës dhe vetes, se Tajvani ndryshon nga Kina. Hsu Yung-ming, ndihmës profesor i shkencave politike në Universitetin Soochow në Taipei, thekson një krizë identiteti që ka gjeneruar debat në mediat lokale dhe ka bashkuar vijat partiake.

Ai thotë se sheh një ndjenjë sociale të krizës, që ka të bëjë me shqetësimin se Tajvani do të përfshihet në një subjekt të madh politik dhe ekonomik dhe do të humbasë identitetin e tij të veçantë. Ai e quan këtë një ndjenjë kolektive të krizës që lidh kampe të ndryshme politike.

Të dy partitë kryesore politike tajvaneze pajtohen me nevojën për të formuar lidhje të ngushta ekonomike, tregtare dhe për të bërë investime me ekonominë 7 trilion dollarëshe të Kinës. Udhëheqësit në Pekin kanë nënshkruar 18 marrëveshje me Taipein që nga viti 2008, dhe të tjera priten të nënshkuhen. Kina po përpiqet gjithashtu për bisedime që do të çojnë drejt lidhjeve më të ngushta politike mes dy vendeve.

Kina ka pretenduar sovranitetin mbi Tajvanin që nga lufta civile kineze e 1940ës. Qysh atëhere, të dy palët kanë pasur qeveritë e tyre të veçanta. Dy partitë kryesore mbështesin idenë që Tajvani të vazhdojë të qëndrojë larg Kinës.

Sondazhet e opinionit tregojnë gjithashtu se njerëzit janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar në lidhje me marrëdhëniet e Tajvanit me Kinën. Një sondazh i Universitetit Chengchi, publikuar këtë vit, tregon se 45 për qind e taiwanezëve mendojnë se ritmi i shkëmbimeve Kinë-Tajvan është i drejtë, në krahasim me 33 për qind të cilët thonë se ai është shumë i shpejtë. Alexander Huang është profesor i studimeve strategjike në Universitetin Tamkang në Taipei.

"Për lidhjet ushtarake dhe diplomatike, më shumë njerëz mendojnë se marrëdhëniet kanë qenë shumë të tensionuara. Rreth 70 për qind thonë se marrëdhëniet në frontin diplomatik janë shumë të tensionuara."

Tajvani ka mbështetur për një kohë të gjatë një përpjekje aktive të marrëdhënieve ndërkombëtare për të luftuar bllokimin e Kinës që Tajvani të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara. Kjo përfshin ndihma humanitare dhe të zhvillimit që shkojnë përtej ndihmës së aleatëve të Tajvanit.

Edhe pse këto përpjekje janë në vazhdim, shumë njerëz në Tajvan preken më shumë nga ngjarje ku bashkëqytetarët e tyre lënë përshtypje të mirë para një turme ndërkombëtare. Atletë të tillë si lojtarja e golfit për femra, Yani Tseng, dhe ylli i basketbollit në NBA Jeremy Lin, prindërit e të cilit janë tajvanez, janë të nderuar.
Për Huang Chia-fu, një student 21-vjeçar në Universitetin Kombëtar Cheng Chi në Taipei, është njohja jozyrtare ajo që ka rëndësi.

Ai thotë se ka arritur në një pikë ku Tajvani e gjen të vështirë për të promovuar veten në mjedise ku merr pjesë edhe Kina. Ai thotë se vendi mund të përdorë mjete të tjera për të rritur profilin e ishullit. Ai thekson faktin e përfundimit në një nivel të lartë të një ekipi lokal në një ligë të turneut për lojra kompjuterike në Los Angeles, këtë muaj, ku u tregua se si Tajvani është një vend që nuk është i njëjtë si Kina.

Pekini ende përpiqet që taiwanezët të përqafojnë rrënjët e tyre kineze, duke treguar trashëgiminë e tyre të përbashkët si një arsye për tu ribashkuar politikisht. Dy vjet më parë, Kina i kërkoi Tajvanit që të nënshkruante një marrëveshje që do të drejtojë të dy palët për të zhvilluar një kulturë të përbashkët dhe do të ndërthurë industritë e tyre krijuese.

Por ministri tajvanez i kulturës tha në gusht se marrëveshja nuk është më e vlefshme, duke e lënë shoqërinë civile të ishullit të formojë lidhje, më vete, me Kinën.
XS
SM
MD
LG