Lidhje

Takim për paqen: Papa Benedikti dhe 300 udhëheqës fetarë botërorë


Takim për paqen: Papa Benedikti dhe 300 udhëheqës fetarë botërorë
Takim për paqen: Papa Benedikti dhe 300 udhëheqës fetarë botërorë

Papa Benedikt mori pjesë së bashku me 300 udhëheqës të tjerë fetarë nga mbarë bota, në një takim global në Italinë veriore, synimi i të cilit ishte të bënte thirrje për paqe dhe të dënonte terrorizmin dhe dhunën në emër të fesë.

Si sot 25 vjet më parë, Papa Gjon Pali i Dytë, paraardhësi i Benediktit, organizoi një ditë lutje për paqen. Asaj dite iu bashkuan përfaqësues fetarë nga komuniteti musliman, hindu, budist, sikh, hebraik, pasues të taoizmit, si dhe përfaqësues të besimeve fetare tradicionale nga Afrika dhe Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ndërkombëtare për Studiuesit Islamikë tha sot se feja nuk është shkaku i problememve të Tokës.

Papa Benedikt pranoi se në të kaluarën dhuna është përdorur në emër të fesë së krishterë.

Takimi i sotëm i Aizisit ndryshon nga takimi i 1986, pasi ndryshe nga atëhere ai nuk parashikon falje të përbashkëta të përfaqësuesve. Papa Benedikt nuk është dakort që anëtarët e feve të ndryshme të falen në prani të njeri tjetrit. Në takimin e të enjtes përfaqësuesit u falën në dhoma të ndryshme.

XS
SM
MD
LG