Zyrtarët amerikanë konfirmuan dje se mbeten në fuqi planet për një takim mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un.
Një zyrtar i lartë i administratës bëri të ditur se përfaqësues të dy vendeve janë të angazhuar në komunikime direkte për të organizuar takimin.
Takimi mes zotit Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut pritet të jetë ndër temat kryesore të bisedimeve kur Presidenti Trump të presë për një vizitë pune kryeministrin japonez Shinzo Abe në Florida në rezidencën private të pushimeve të zotit Trump.
Facebook Forum