Lidhje

SHBA: Bisedimet me talebanët, së shpejti në Doha


Bisedimet e Dohës pritej të fillonin të enjten me diskutime mes delegatëve të Talibanit dhe zyrtarëve të lartë amerikanë

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se parashikon që bisedimet e drejtpërdrejta me Talebanët të mbahen në Doha ditët e ardhshme.

Bisedimet e Dohës pritej të fillonin dje me diskutime mes delegatëve të Talibanit dhe zyrtarëve të lartë amerikanë.

Por Zoti Karzai, i revoltuar nga hapja e një zyre përfaqësie të Talibanit në Doha, pezulloi pjesëmarrjen dhe tha se qeveria e tij nuk do të angazhohet në bisedime.

Kundërshtimet e tij u përqendruan kryesisht tek mënyra sesi talebanët njoftuan për hapjen e zyrës së tyre në Doha këtë javë, duke vendosur një shenjë ku thuhej “Zyra e Emiratit Islamik të Afganistanit” dhe duke ngritur një flamur me simbolin Emirati Islamik.
XS
SM
MD
LG