Kryengritësit e Talibanit në Pakistan kanë deklaruar një armpushim të njëanshëm një mujor në përpjekje për të rigjallëruar dialogun e paqes me qeverinë. Ky hap ndërmerret në një atmosferë spekulimesh se Kryeministri Navaz Sharif po bëhet gati të japë urdhër për një ofensivë të gjithanshme ushtarake kundër bazave militante në Vaziristanin Verior pranë kufirit me Afganistanin, ku kanë bazat ekstremistë vendas e të huaj.
Njoftimi duket se ka rigjallëruar përpjekjet e Kryeministrit Navaz Sharif për të ndalur dhunën militante që vazhdon prej vitesh në Pakistan.
Një aleancë grupesh të jashtëligjshme ekstremiste, e njohur si Tehrik-e-Taliban Pakistan ose TTP, po udhëheq një kryengritje të përgjakshme kundër shtetit e cila ka shkaktuar vdekjen e mijëra vetëve, përfshirë forca të sigurisë dhe ka shkaktuar humbje të mëdha financiare ndaj ekonomisë së brishtë kombëtare.
Përmes fushatës së dhunshme kjo aleancë po përpiqet të imponojë variantin e saj të fesë islame në vend.
Një delegacion qeveritar zhvilloi bisedime paraprake me ndërmjetësuesit e aleancës TTP muajin e kaluar, por sulmet ekstremiste që vazhduan kundër forcave të sigurisë dhe civilëve e detyruan zotin Sharif të pezullojë procesin e paqes. Ai kushtëzoi rifillimin e bisedimeve me shpalljen e armpushimit pa kushte nga militantët, që kryesisht nënkupton Talibanin pakistanez.
Dje, organizata ekstremiste njoftoi një armpushim një mujor të sulmeve, duke përmendur një përgjigje pozitive nga qeveria ndaj propozimeve për kapërcimin e ngërçit në procesin e dialogut. Në një deklaratë të publikuar nga shtypi nuk diskutohen hollositë e propozimeve, por thuhet se aleanca TTP ka udhëzuar të gjitha grupet anëtare të respektojnë armpushimin.
Një negociator i Talibanit në bisedimet e paqes, ish-parlamentari Sami ul-Haq, thotë se thirrja për armpushim ofron një mundësi të re për të dyja palët që të ri-angazhohen në bisedimet e paqes me shpresën për ndaljen e gjakderdhjes në vend.
Ai thotë se dy palët “duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të forcuar besimin e ndërsjelltë dhe për të krijuar një atmosferë që ushqen atmosferën e duhur për dialogun e paqes”.
Pezullimi i procesit të paqes bëri që ushtria të ndërmerrte sulme ajrore kundër bazave të TTP-së në Vaziristanin Verior. Kohët e fundit zyrtarë ushtarakë kanë sinjalizuar se mund të ndërmerren ofensiva në shkallë të gjerë kundër ekstremistëve.
Negociatorët qeveritarë dhe zyrtarë të tjerë të lartë e mirëpritën njoftimin e djeshëm për armpushim. Por kritikë të procesit, si ish-ambasadori pakistanez në SHBA, Ashraf Jahangir Qazi, paralajmërojnë qeverinë të mos angazhohet në bisedime me këtë grup. Ai është gjithashtu skeptik për suksesin e përpjekjeve të tilla.
"Aleanca TTP përfaqëson një grup ideologjik që ka një ide të caktuar që do t’ia imponojë me forcë vendit. Qeveria po heq dorë nga përgjegjësia kryesore për të mbrojtur popullatën duke i dhënë këtij grupi status thuajse të barabartë me veten e saj dhe në këtë mënyrë po dërgon një mesazh tepër negativ brenda dhe jashtë vendit”.
TTP konsiderohet si aleancë mes dhjetëra grupeve ekstremiste me axhenda të ndryshme dhe kritikët nuk janë të bindur se do të jetë në gjendje të garantojë respektimin e armpushimit. Ata sollën si shembull shpërthimet e djeshme në një zonë fisnore në veri-perëndim që kishte në shenjestër një ekip që bënte vaksinime. Dhjetëra vetë u vranë, shumica policë që shoqëronin ekipin.
Ekstremistët islamistë fajësohen për sulmet vdekjeprurëse ndaj ekipeve të vaksinimit kundër poliomelitit. Sulmet ndërmerren me argumentimin se fushata e vaksinimit po përdoret si mjet spiunimi dhe se vaksinat i sterilizojnë djemtë. Dhuna ka minuar përpjekjet kundër poliomelitit në Pakistan, një ndër vendet e pakta ku ky virus nuk është zhdukur ende.