Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnja nënshkruan mbrëmë në Tiranë një marrëveshje për mbështetje dhe bashkëpunim në realizimin e projektit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline i cili parashikon furnizimin me gas të Europës nga fusha e Shah Denizit në Azerbajxhan. Gjurma e dasjellësit kalon nga Greqia, Shqipëria duke patur si terminal të tij Italinë. Marrëveshja e mbrëmshme synon realizimin e një degëzimi të gazjellësit edhe në vendet e rajonit Ballkanik
Ministri i Jashtëm shqiptar Aldo Bumçi, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm dhe Integrimit Evropian i Malit të Zi, Igor Lukshiç, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Bosnje Hercegovinës, Zlatko Lagumdzija dhe zëvendësministri i Jashtëm I Kroacisë, Joshko Klisoviç, hodhën mbrëmë firmat e tyre mbi tekstin e një marrëveshje që përvec interesit direkt ekonomik të secilit vend, synon t’i shtojë edhe një dimension të ri tregu, projektit të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline.
Kësaj ideje i mëshoi edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha në fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes: “Natyrisht, drejtim kryesor i gazsjellësit Trans Adriatik është tregu i madh italian, ai grek dhe tregje të tjera, por rajoni, me dinamizmin e tij, sjell një vlerë të shtuar, një treg të shtuar në hapësirën e furnizimit me gaz të këtij gazsjellësi. Rajoni ynë është një rajon me dinamizëm dhe potencial real në vitet që vijnë. Memorandumi që u firmos sot, në mirëkuptim të plotë me qeverinë italiane dhe qeverinë greke, mendoj se është dëshmi e një urie edhe më të madhe për gaz në rajon”.
Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnja janë të interesuara për t’u lidhur përmes një degëzimi me gasjellësin Tap. Përfaqësuesit e te t re vendeve ballkaniake I mëshuan rëndësisë që realizimi I projektit Tap do të kishte jo vetëm për secilin prej tyre por edhe për krijimin e një sistemi energjtik të qëndrueshëm në rajonin e Europës juglindore. "Ndërtimi i TAP-it, pasja e këtij projekti do të na çojë, gjithashtu, edhe në përmirësimin e një infrastrukture energjetike. Ajo do të na ndihmojë në zhvillimin e projekteve të tjera dhe natyrisht do të ndihmojë edhe në të ardhmen energjetike të Evropës Juglindore. Pra ky projekt është edhe një projekt në interes të komunitetit evropian, në interes të sigurisë energjetike që ata promovojnë”, tha zëvendëskryeministri malazez Lukshic.
Marrëveshja e mbrëmshme i bashkangjitet asaj të firmosur në shkurt të vitit të kaluar nga tre shtetet në të cilat do kalojë gazsjellësi Shqipëria, Greqia dhe Italia. Konsorciumi që drejton projektin TAP, përbëhet nga tre firma të mëdha europiane filiali zviceran i grupit Axpo, Statoil norvegjez, një kolos botëror në fushën e energjisë dhe grupi gjerman E.on Ruhrgas, ndërkohë që interes për t’ju bashkagjitur ka shprehur dhe italiania ENEL. Në garë për shfrytëzimin e gazit të Azerbjaxhanit është edhe projekti tjetër alternativ Nabucco West, i cili kalon përmes Gjeorgjisë, Turqisë e më pas në Bullgari, Rumani e Hungari për të përfunduar në Austri.
Vendimi përfundimtar nga konsorciumi që administron vendburimin e Shah Deniz II në Azerbajxhan pritet të merret në mesin e këtij viti. Nëse Tap do të përzgjidhej, përfitimet e Shqipërisë do të ishin të shumëfishta. Gjatësia e gazjellësit në territorin shqiptar është 209 kilometra, ndërsa 69 kilometra të tjerë do të shtrihen nën det në Adriatik.