Tre persona të arrestuar në Danimarkë për planifikimin e një sulmi terrorist në një gazetë të Kopenhagës do të mbahen në burg katër javë.
Të tre po mbahen nën akuza për terrorizëm. Një i dyshuar i katërt u lirua sot.
Të arrestuarit, një tunizian dhe dy suedezë akuzohen se planifikonin një sulm në zyrat e gazetës Jilands Posten e cila shkaktoi zemërim në botën myslimane me publikimin e karikaturave të profetit Muhamed.
Autoritetet thanë se të dyshuarit kishin në plan të vrisnin sa më shumë njerëz.
Një zyrtar i zbulimit i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se një person tjetër, një azilkërkues irakian 26 vjeçar u lirua por vazhdon të mbetet i dyshuar.