Narni është një qytet piktoresk 95 kilometra në veri të Romës në fushat e Umbrias. Turistët tërhiqen nga kishat e saj mesjetare, rrugët dhe kthinat, të gjitha të mbushura me histori. Kjo ka qenë një qendër e banuar për të paktën 2 mijë e 500 vjet.
Është një qytet i vogël me një histori marramendëse. Narni mund të ketë qenë frymëzimi për autorin C. S. Lewis të serisë së suksesshme të librave për fëmijë “Kronikat e Narnias”. Eleonora Aiello është një guidë turistike dhe është e sigurt që një lidhje e tillë ekziston. Ajo thotë:
“Lewis me siguri që e njihte Narnin. Narnia është emri i lashtë romak për Narnin dhe Lewis ishte studiues i historisë klasike.
Mes dokumentave të gjetur në arkivën e tij, ka një hartë të Italisë, ku Narni është rrethuar më një vijë të kuqe.
Pra ka mundësi që ai ose e njihte nga dokumentat e lashta ose ka qenë këtu vetë”.
Për Lewisin, Narnia ishte një mbretëri magjike ku kafshët flisnin dhe e mira triumfonte ndaj të keqes.
Por pamja e jashtme e bukur e Narnit mban të fshehur një sekret të errët dhe shqetësues. Poshtë rrugëve të qytetit, në shpella të gërryera nga shkëmbinjtë që janë mbi sipërfaqe, janë gjetur sekrete të tmerrshmë.
Për mbi 200 vjet deri në mesin e shekullit të 19të, këtu burgoseshin, gjykoheshin dhe torturoheshin armiqtë e Kishës Katolike. Ky është shembulli i ruajtur më mirë i rrjetit të gjykatave të fshehta të inkuizicionit katolik. Viktimat e inkuizicionit ndesheshin këtu më një fat mizor.
Qelitë u zbuluan para 32 vjetësh nga 5 të rinj italianë që kishin dalë për një ekspeditë.
Roberto Nini ishte student kur së bashku më shokët e tij, nën drejtimin e një burri të moshuar u gjend përballë një zbulimi të frikshëm nën rrënojat e një manastiri Domenikan.
Nini e ka kthyer në punën e tij të jëtës nxjerrjen në dritë të mistereve të Narnit, duke u bërë arkeolog që të kridhej më thellë në të kaluarën e Narnit.
Tani sistemi i nëndheshëm është një pikë tërheqëse për turistët dhe dhoma e torturave është një nga pikat kryesore makabre të udhëtimit në tokë.
Ndërsa priftërinjtë mbanin meshën për besimtarët mbi tokë, në Kishën e Shën Domenikos, rojat e Inkuizicionit torturonin të burgosurit vetëm disa metramë poshtë.
Inkuizicioni u përhap në gjithë Evropën nga Kisha Katolike për të ndëshkuar heretikët.
Kjo mbretëri terrori zgjati që nga Mesjeta deri në shekullin e 19-të.
Vizitorët mund të shohin gjithashtu disa rrënoja të një kishe të shekullit të 13-të me afresko të ruajtura shumë mirë. Në një dhomë aty pranë ka një cisternë të kohës romake dhe disa kocka njerëzish.
Së bashku me rreth 30 vullnetarë, Nini është përpjekur të rikrijojë historinë e atyrë që kanë qenë të burgosur këtu duke përdorur dokumenta të arkivës së Vatikanit dhe të Kolegjit Trinity të Dublinit. Ai thotë:
“Kemi qenë në gjendje të rikrijojmë historinë e dy të burgosurve: një bigamist që u burgos këtu në vitin 1726 dhe dokumentat e tij të gjykatës i gjetëm në Trinity në Dublin.
Ai arriti të shpëtonte pasi e mbyti rojen me litar, por pas katër muajsh u gjet prapë dhe u dënua që të lidhej me zinxhirë, duke i dhënë një anijeje.
Ky i burgosur ishte analfabet. Por në qelinë e Inkuizicionit që ne gjetën para 30 vjetësh, pamë disa gdhendje të bëra nga një burgosur që shkruantë shumë mirë, që përdor një gjuhë shumë të cuditshme që është deshifruar vetëm së fundmi: Giuseppe Andrea Lombradini që ishte burgosur këtu më 4 dhjetor 1759”.
Në tekstet e gdhendura kuptohet dhimbja dhe paqartësia e të burgosurve. Ka aty lutje dhe mesazhe kriptike.
Pjesa më e madhe e shkrimeve është e koduar me sinjale masonike dhe shënime të fesë jezuite dhe kabaliste. Ishin shkruart nga Giuseppe Andrea Lombardini, i cili kishte qenë komandant i rojave të Inkuizicionit, por ishte akuzuar se kishte liruar një të burgosur dhe ishte burgosur edhe vetë.
Tani pas 250 vjetësh dhimbja dhe tronditja e Lobardinit dhe të tjerëve si ai po zbulohen. Puna e Roberto Ninit nuk ka përfunduar, cka do të thotë se ka ende shumë sekrete të pazbuluara.