Lidhje

Të pakta shanset për shpëtimin e misionit rus pa pilot të bllokuar


Të pakta shanset për shpëtimin e misionit rus pa pilot të bllokuar
Të pakta shanset për shpëtimin e misionit rus pa pilot të bllokuar

Një burim në industrinë ruse të hapësirës tha se ka pak shanse për të shpëtuar një mision pa pilot rus në Mars që mbetet i bllokuar në orbitën e tokës.

Burimi i tha agjencisë ruse të lajmeve Interfax se përpjekjet gjatë natës për të krijuar kontakt me anijen e hapësirës ishin të pasuksesshme.

Burimi tha se përpjekjet për të marr kontakt me sondën do të vazhdojnë duke përdorur impiantet që operohen nga Nasa dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Sonda Phobos-Grunt ndryshoi drejtim brenda disa minutave nga nisja. Ajo ishte nisur për hënën marsiane Phobos dhe kishte gjithashtu një satelitë kinez që synonte të përshkonte orbitën e Marsit.

Sonda 165 milion dollarëshe mund të përplaset në Tokë brenda disa javësh në se inxhinierët nuk mund të ndreqin problemin që lidhet me kompjuterin e anijes.

Sonda u nis nga qendra hapësinore në Kazakistan të mërkurën dhe u shkëput nga raketa Zenit-2SB rreth 10 minuta më vonë, para se të ndryshonte drejtim.

XS
SM
MD
LG