Lidhje

Rusi, të paktën 25 të vdekur nga zjarret e fuqishëm


Zyrtarët rusë njoftuan se të paktën 20 njerëz kanë vdekur nga zjarret e mëdhenj që kanë përfshirë zonën qendrore të vendit.

Zyrtarët e emergjencave thanë se temperaturat tejet të larta kanë ndihmuar në ndezjen e zjarreve që kanë djegur rreth 860 km katrorë, duke detyruar mijëra njerëz që të zhvendosen nga banesat e tyre.

Ata thonë se zjarrret më shkatërrimtare kanë goditur zonat pranë qytetit Voronezh, rreth 480 km në jug të Moskës, ku flakët kanë detyruar autoritet që të evakuojnë 900 pacientë të një spitali si dhe 1,200 fëmijë që ishin në një kamp veror.

Zyrtarët në Voronezh thanë se të paktën 5 njerëz, mes tyre një zjarrfikës, vdiqën nga zjarret.

Kryeministri i vendit Vladimir Putin urdhëroi sot ministrin e mbrojtjes që të vendosë të “gjitha forcat e duhura” për të ndihmuar shuarjen e flakëve.

Z.Putin gjithashtu shkoi për të parë Nizhni Novogord, në lindje të Moskës, ku zyrtarët thanë se 9 njerëz u vranë nga flakët. Ai premtoi që t’u japë njerëzve të mbetur pa shtëpi rreth 6,500 dollarë për të rindërtuar shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG