Lidhje

“Të Pushtojmë Londrën” hiqet nga oborri i Katedrales së Shën Palit


“Të Pushtojmë Londrën” hiqet nga oborri i Katedrales së Shën Palit

Autoritetet britanike kanë hequr me forcë dhjetëra protestues të lëvizjes “Të Pushtojmë Londrën” nga oborri i Katedrales së Shën Palit, ku aktivistët kundër kapitalizmit kanë zhvilluar protesta që nga muaji tetor.

Zyrtarët e qytetit të shoqëruar nga policia sot hoqën rreth 50 çadra nga oborri i katedrales së njohur.

Policia tha se kishte arrestuar rreth 20 protesues, disa prej të cilëve kishin krijuar barrikada dhe janë përleshur me policinë në përpjekje për të parandaluar pastrimin e kampit.

Katedralja 30 vjeçare ishte vendi ku janë organizuar protestat e frymëzuara nga lëvizja e cila filloi në Nju Jork vitin e kaluar që sipas aktivistëve ishte një mënyrë për të protestuar kundër pabarazisë ekonomike dhe lakmisë së korporatave.

Disa nga protestuesit kanë premtuar se do të vazhdojnë protestat e tyre, pavarësisht nga heqja e kampit të tyre.

XS
SM
MD
LG