Lidhje

Të shtëna me armë në ndërtesën e Pentagonit


Të shtëna me armë në ndërtesën e Pentagonit
Të shtëna me armë në ndërtesën e Pentagonit

Zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes po hetojnë një rast ku të shtënat me armë goditën sot ndërtesën e Pentagonit, në dalje të Uashingtonit.


Zëdhënësi i Pentagonit tha se policia dëgjoi të shtënat afër ndërtesës në orët e para të mëngjesit.

Sipas një hetimi, ishin qëlluar dy dritare dhe një plumb kishte ngelur të paktën në njërën nga to. Plumbat nuk kishin arritur të shpojnë xhamin.

Zëdhënësi tha se zyrat brenda po rinovoheshin dhe ishin të zbrazëta në kohën kur u qëllua me armë.


Zyrtarët e rendit mbyllën një autostradë kryesore dhe disa rrugë përgjatë ndërtesës për të zhvilluar kerkime.

XS
SM
MD
LG