Lidhje

John Tefft emërohet ambasador në Rusi


Presidenti Barack Obama ka emëruar ekspertin e Evropës Lindore, John Tefft, për postin e ambasadorit të ri amerikan në Rusi.

Tefft ka një experience të gjatë në qarqet diplomatike brenda ish Bashkimit Sovjetik; ai ka qenë ambasador i administratës Obama në Ukrainë dhe ambassador i administratës së Presidentit George Bush në Gjeorgji dhe Lituani.

Zoti Tefft mund të jetë një nga diplomatët më të kualifikuar amerikanë që emërohet për postin e ambasadorit në Rusi, në një periudhë tensionesh të larta lidhur me krizën në Ukrainë.

Kandidatura e zotit Tefft duhet të konfirmohet nga Senati. Në se ai konfirmohet në këtë post, do t’i zinte vendin zotit Michael McFaul, i cili dha dorëheqjen në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG