Lidhje

Teknikë e re për të shpëtuar ushtarët e plagosur rëndë në Irak dhe Afganistan


Teknikë e re për të shpëtuar ushtarët e plagosur rëndë në Irak dhe Afganistan
Teknikë e re për të shpëtuar ushtarët e plagosur rëndë në Irak dhe Afganistan

Mjekët e personelit ushtarak në Britani kanë filluar të praktikojnë një teknikë të re për të shpëtuar ushtarët e plagosur rëndë në Irak dhe Afganistan. Tani mësimet e nxjerra do të grumbullohen së bashku në një qendër të re kërkimore në një spital në qytetin e Biminghamit. Sic njofton korrespondentja , qendra shpreson të ndihmojë si ushtarët, ashtu edhe civilët e plagosur.

Viktimë e një aksidenti automobilistik, Dawn Pickett thotë se ndoshta do të kishte humbur këmbët në se mjekët nuk do të kishin mësuar në Afganistan dhe Irak si të trajtonin plagët e saj.

Kam përfituar nga ajo që mjekët kanë mësuar atje. Tani ky informacion, këto teknika do të mund të ndihmojnë si civilët ashtu edhe ushtarët.

Kjo për arsye se ministritë britanike të shëndetësisë dhe mbrojtjes po hapin një qendër të re kërkimore të përbashkët për traumat për të përfituar nga ajo që personeli mjekësor ka mësuar në fushën e betejës. Në Afganistan, plagët e marra nga shpërthimet dhe të shtënat janë më të zakonshmet. Mjekët ushtarak thonë se mundësia e mbijetesës për ushtarët britanik në Afganistan mund të jetë më e lartë sesa e civilëve këtu në Britani.

Dr. Keith Porter është specialist për traumat në spitalin Queen Elizabeth në Birmingham, ku do ta ketë bazën qendra e re.

Gjatë dekadës së fundit, kemi parë pacientë që i kanë mbijetuar plagëve të një shkalle të lartë dhe këto nuk janë plagë që mund ti shohën në kushte normale.
Ushtarët e plagosur në fushën e betejës vijnë më parë për trajtim në Birmingham dhe doktor Porter thotë se shtimi i plagëve të rënda ka nxitur ndryshime.

Shumë ndryshime kanë rezultuar nga praktika në Afganistan dhe Irak. Mendoj se tani jemi shumë më të shpejtë për ta bërë pacientin gati për operacion, strategjitë tona për të riaftësuar pacientët kanë ndryshuar, ksëhtu pra ka ndryshuar edhe profilaksia.

Zëvendës admirali Philip Raffaelli është kurirgu i përgjithshëm i forcave të armatosura britanike. Ai thotë se personeli mjekësor në fushën e betejës ka bërë gjithashtu ndryshime.

50 përqind e të gjitha vdekjeve ndodhin brenda 10 minutave të para për shkak të hemoragjisë katastrofike. Kështu që kemi ndryshuar strategjinë. Në vend të hapjes së rrugëve të frymarrjes e pastaj qarkullimit të gjakut, në kushtet e hemoragjisë katastrofike, përqëndrohemi në qarkullimin e gjakut e pastaj frymëmarrjen.

Qendra e re kërkimore synon të forcojë bashkëpunimin mjekësor mes ushtrisë dhe civilëve me qëllimin për të krijuar procedura të reja për të shpëtuar sa më shumë jetë. Shefja e mjekësisë Sally Davis thotë se të dyja palët kanë gjëra për të mësuar.

Ne kemi mësuar nga ushtria si të përdorim teknika në situata traumatike civile për të shpëtuar jetë. Kështu ka medota për të shkëmbyer në të dyja anët.

Zëvendës admirali Raffaelli thotë se qendra e re është shembull i mësimeve të nxjerra nga lufta që mund të aplikohen në komunitetin civil.

Ndërsa ushtarë punojnë së bashku në Afganistan, Britania shpreson të ndajë kërkimet e saj me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe aleatë të tjerë të Natos.

XS
SM
MD
LG