Lidhje

Teksasi ekzekuton një shtetas meksikan


Një shtetas meksikan u ekzekutua mbrëmë në Teksas, megjithë kërkesën për apelimin e vendimit nga qeveria meksikane dhe Sekretari i Shtetit John Kerry.
Edgar Tamayo u ekzekutua mbrëmë me inxheksion, pak pasi Gjykata e Lartë e hodhi poshtë kërkesën për pezullimin e ekzekutimit.
Tamayo ishte dënuar për vrasjen me armë të një polici në Huston, në vitin 1994, pak pas arrestimit të tij nën dyshimet për vjedhje.
Sekretari Kerry i kërkoi guvernatorit të Teksasit Rick Perry dhe prokurorit të përgjithshëm të shtetit Greg Abbott, ta rishqyrtojë çështjen e ekzekutimit të Tamayo-s, duke thënë se ajo mund të kishte një ndikim negativ tek amerikanët, të cilët mund të ndeshen me probleme ligjore jashtë vendit.
Përmes një deklarate në fillim të javës, qeveria meksikane tha se ekzekutimi i Tamayo-s do të ishte një shkelje e qartë e detyrimeve ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG